TIRANE-Portale sot shkruan duke iu referuar burimeve nga PD se ish-deouteti socialist Arben Ndoka ka rrahur një punonjës të tatimeve në Lezhë.
“Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se ish-deputeti Arben Ndoka ka goditur në ambientet e punës një punonjës të Tatimeve në Lezhë. Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por sipas burimeve kjo e fundit po tenton ta mbajë të fshehur”.
Por duket se e vërteta qëndron ndryshe. Sipas Arben Ndokës, jo vetëm që asnjë incident dhune nuk ka ndodhur, por tatimorit i kishte rënë të fikët dhe madje ish-deputeti e vizitoi në spital.
“
Partia Demokratike paska informuar disa media se unë paskam dhunuar punonjësin e tatimeve, Klodian Zusi. Një gënjeshtër e ulët, të cilin këto pak media e paskan besuar dhe nuk e paskan marrë mundimin ta verifikojnë, por kanë nxituar ta botojnë.
Klodiani është një mik i mirë i imi dhe në këto momente jam pranë tij në spital.
Ka vetëm një të vërtetë: e kam takuar Klodianin përpara se të kishte probleme shëndetësore gjatë një vizite pranë institucionit ku ai punon.
Pasi mbarova punë në institucion, në dalje më thanë se Klodianit i kishte rënë të fikët për shkak të një sëmundjeje kronike që ai ka.
Kam ofruar gatishmërinë time për ta çuar në spital, por ambulanca nuk vonoi.
S'kam ç'të them më shumë për këtë shpifje të ulët, veçse të të uroj ty shërim të shpejtë, i dashur Klodian.
Ethet elektorale dhe dëshpërimi i thellë i humbjes së qartë e kanë bërë PD-në të gjejë fabula të denja për haluciacionistë”.
Arben Ndoka bashkë me punonjësin e tatimeve kanë realizuar një video, ku tatimori thotë se respketon në maksimum figurën e Ndokës.
“Nga spitali i Lezhës, me Klodianin, të cilin e paskam dhunuar “ thotë Ndoka duke sjellë këtë video.
Ndiqeni:
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5747
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston
23 Dhjetor, 09:57
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor, 09:48
-
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 09:44
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'
23 Dhjetor, 09:29
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
23 Dhjetor, 08:58