​“Si të shkoi dita sot e dashur?”
Çifti që vret drogmenët në Filipine

​“Si të shkoi dita sot e dashur?”<br />Çifti që vret drogmenët në Filipine
Burrë e grua, pjesë e skuadrës vrasëse në Filipine që ‘gjah’ kanë përdoruesit e drogës. Skuadra ku ata bëjnë pjesë kanë vrarë me urdhër të Presidentit rreth 800 persona duke përgjakur rrugët e Manila e shumë qyteteve të tjera.

Çifti njihet si Ace dhe Sheila dhe për një emision të ‘SBS Dateline’ pohuan se fitojnë 100 dollarë për cdo shënjestër.

Të paktën 2 730 njerëz janë vrarë nga grupet vigjilente që paguhen nga policia dhe mbështeten masivisht nga Presidenti Rodrigo Duterte. Plani është që të vriten 100 mijë përdoruesit dhe trafikantët e drogës që ndodhen në Filipine.

Ace e Sheila thonë se, grupi i tyre është përgjegjës për vrasjen e ¼ të vrasjeve në shkallë vendi.

Ata shpjegojnë se në fillim marrin një telefonatë nga një polic, që ata e quajnë ‘shef’ dhe ky u jep dhe fotografinë e shënjestrës. Skuadra ka 3 ditë kohë të kryejë porosinë.
Rregulli i parë, të mos bëjnë pyetje. Ata e dinë mirë se shënjestrat zakonisht janë dhe njerëz që mund të kenë prishur punë me bossin e tyre.

Gjithsesi shënjestra vritet një ditë pasi iu është dhënë fotografia dhe viktima kapet gjithmonë në befasi.

'Nuk i qëllojmë njëherë. Nuk i lemë dot me një plumb në trup, duhet të sigurohemi që ai ka vdekur”, thotë çifti.

Ata pohojnë se kjo është e vetmja mënyrë jetese për momentin. Në Filipine paga mesatare është 380 euro në muaj.

'Që në fillim e dija që do përballesha me riskun. Por nuk ka rrezik më të madh se fakti që nuk mund të ushqesh dot familjen tënde. Unë nuk mund të bëj dot punë tjetër”, thotë Ace.

'Përvec të tjerash, nëse i futesh kësaj rruge, duhet ta cosh deri në fund. Boss-i mund të dalë kundër meje e të marrë hak nëse nuk vijoj punën. Unë ndjek vetëm urdhrat”.

Ace ishte i pari që u përfshi në këtë ‘profesion’. Por ai e kishte të vështirë t’u afrohej shënjestrave, ndaj vendosi të përfshijë dhe gruan. “Nisa të punoja, por grupit iu vështirësua puna pasi kishte raste që nuk i afroheshin dot shënjestrave. Bossi po mërzitej, inatosej me ne. Për një javë nuk mundëm dot të vrisnim njërin, ndaj një femër e kishte më të lehtë t’i afrohej”, thotë Ace.

Ndaj im shoq vendosi të më përfshijë mua në mision. Unë munda ta bëj”, thotë Sheila, e cila pohon se vishet dhe si valltare striptizmi e të ndryshojë komplet sjellje vetëm e vetëm që të arrijë të përmbushë misionin që i është caktuar.

E kryej dhe vetëm madje”, tha ajo duke qeshur.

Çifti tha se, ndihen fajtorë për faktin që vrasin qindra njerëz por nuk tërhiqen dot tani.

Kur shkoj në shtëpi dhe shoh fëmijët, ndihemi fajtorë dyfish”, thotë Sheila.

Por ai personi që unë vrava, nesër mund të infiltrojë fëmijët e mi tek droga. Fëmija im nesër mund të jetë ai, ndaj ai duhet të vdesë”, tha Sheila.

Për ne është thjesht punë, ku ka punë ka para”, e përforcon fjalën e së shoqes, Ace.

[gallery]19276[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin