Operacioni i kofuar ‘Weekends” pikasi, ndoqi dhe më pas e bllokoi në banesën e një 71-vjecari dukatas një furgon plot me kanabis.
Nga peshimi i lëndës narkotike, rezultoi se furgoni kishte në brendësi 710 kg kanabis sattiva. Në pranga ra kryefamiljari Selman hamitaj, 71 vjeç.
Sot, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë natës kanë sinjalizuar një automjet i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
Menjëherë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar të këtyre forcave policore, filloi ndjekja dhe bllokimi mjetit tip "Furgon" me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë.
Nga kqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total:
· 710 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e vendosur në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B.T., 44 vjeç, banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
[gallery]22701[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1806
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35