​Letra e farmacistëve: Administrata
po na kontrollon xhepat dhe kuletat

​Letra e farmacistëve: Administrata<br />po na kontrollon xhepat dhe kuletat
Farmacistët i kanë dërguar një letër Drejtores së Agjencisë Kombëtare të Barnave, Alma Skënderaj, ku ngrenë shqetësimin se inspektorët kur shkojnë në farmaci i kontrollojnë edhe xhepat. Në këtë letër kërkohet që inspektorët të kenë kujdes me etikën dhe kontrollet që kryejnë në farmaci.
 
Letra e plotë

 
Drejtuar: Znj. Alma Skënderaj (Kovi)
Drejtor i Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

E nderuar Znj. Skënderaj,

Duke u bazuar në nenin 3 pika 2 të Ligjit 9150 date 30/10/2003, Për Urdhrin e Farmacistëve në RSH, citojmë: “Urdhri i Farmacistëve mbron farmacistët nga veprimet arbitrare të administratës publike ose private për ushtrimin e profesionit” , marrim shkas për t’ju përcjellë shqetësime të bëra me dije nga anëtarësia jonë në të gjitha rajonet e vendit. Këto probleme lidhen drejtpërdrejt me punonjës të institucionit që ju drejtoni, konkretisht me punonjës të grupeve të inspektimit. 

Shqetësimi i përgjithshëm i anëtarësisë sonë ka konsistuar në:

1 Mungesë e theksuar etike e inspektorëve tuaj gjatë komunikimit me farmacistë në subjekte të ndryshme farmaceutike.
2. Krijimin prej tyre të një situate terrori gjatë ushtrimit të kontrollit e cila shoqërohej dhe me veprime siç janë lëvizje nga vendi të objekteve të ndryshme që ka farmacia p.sh, tavolina, rafte, divane etj.
3. Imponim të mbylljes së aktivitetit në momentin e ushtrimit të kontrollit .
4. Kontroll të sendeve personale (çanta, kuleta, xhepa përparësesh, sirtarë ku mbahen lekët) e cila përbën shkelje ligjore pasi veprime të tilla kryhen vetëm me leje të posaçme dhe për arsye të posaçme nga organet kompetente.

Mendojmë se këto problematika të paraqitura mund të favorizohen dhe nga fakti që në këto grupe kontrolli ka edhe persona të cilët nuk janë të profesionit farmacist dhe duke pasur parasysh specifikat që ka sistemi farmaceutik nuk mundet që një profesionist i një fushe tjetër të kontrollojë një profesionist farmacist.

Në gjykimin tone, duke shpresuar dhe në gjetjen e një fryme bashkëpunimi, të tëra këto shqetësime të përcjella duhet të gjejnë një zgjidhje, ndaj po i’u drejtohemi ju që duke përdorur tagrin e drejtuesit të institucionit t’i zgjidhni këto problem në mënyrë sa më profesionale. Diana Toma

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar