​Lewandowski i pakënaqur me
trajtimin nga Bayerni

​Lewandowski i pakënaqur me<br />trajtimin nga Bayerni
Sulmuesi polak ka shprehur pakënaqësinë ndaj kampionëve të Bundesligës, Robert Lewandowski është i zhgënjyer nga Bayern Munich.

Disi e vështirë për ta besuar, por fjalët e menaxherit të sulmuesit polak, nuk lënë vend për dyshim. Maik Barthel ka zbuluar se  Lewandowski nuk ka ndjerë mbështetjen e duhur nga shokët e skuadrës dhe trajneri Carlo Ancelotti për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Bundesligës.

Në ndeshjen e javës së fundit të Bundesligës nga Frieburgut, Lewandowski luajti titullar, por nuk shënoi asnjë nga katër golat e bavarezëve, duke humbur mundësinë për të qenë ai golashënuesi më i mirë i kampionatit, pasi Aubameyang e mbylli me 31 finalizime, një më shumë se polaku.

“Nuk e kam parë Lewandowskin asnjëherë më të zhgënjyer se në këtë rast”,  ka thënë Barthel.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot