​Lewandowski "tradhton" Pepin
vë në dyshim stilin e stërvitjes

​Lewandowski "tradhton" Pepin<br />vë në dyshim stilin e stërvitjes
Robert Lewandowski ka vënë në dyshim metodat e stërvitjes së trajnerit Pep Guardiola gjatë kohës së katalanasit te Bayern Munih.
 
Guardiola udhëhoqi bavarezët drejt tre titujve radhazi në Bundesliga, të cilëve u shtoi edhe dy Kupa të Gjermanisë, një Superkupë evropiane dhe një Kupë Bote për klubet.
 
Champions League ishte trofeu i vetëm i lakmuar që Bayern nuk arriti të fitonte nën drejtimin e Guardiolës.
 
Pavarësisht sukseseve, Lewandowski beson se gjithçka ishte larg të përkryerës në kampin bavarez.
 
“Në dy vitet e fundit kemi pasur gjithmonë probleme në fund të sezonit, edhe me kondicionin fizike, dhe shumë prej nesh përfunduan të dëmtuar", thotë polaku.
 
Ndërsa Bayern u zbeh pranë finishit në të kaluarën, sulmuesi beson se këtë herë skuadra vjen duke u forcuar ndërsa sezoni shkon përpara.
 
“Shumë prej nesh nuk mund të bënim asgjë në verë, pas kampionatit evropian dhe ndeshjet nisën menjëherë. E dija që do të kishim një fazë të dobët, për shkak të fazës përgatitore të shkurtër. Tani jemi duke u përmirësuar".
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar