Rreth 300 fëmijë në Lezhë shkojnë në një kopësht me kushte minimale.
 
Godina ekzistuese është prishur për ti lëshuar vendi një objekti të ri, por kanë kaluar më shumë se tre vite dhe kopshti i ri ka mbetur në karabina.
 
Ndërsa fëmijët janë akomoduar në një konviktin e vajzave të shkollës së mesme profesionale.
 
Kati i parë dhe i dytë janë kthyer në kopësht, ndërsa kati i tretë vazhdon të jetë konvikt.
 
Edhe fëmijtë e kopshtit edhe vajzat atoleshente shfrytëzojnë të njëjtën hyrje.
 
Ndërkohë banjot nuk plotësojnë asnjë kusht elemetar që këta fëmijë të kryejnë normalisht nevojat e tyre.
 
Kanë qenë të shpeshta rastet kur fëmijtë janë dëmtuar si pasojë e rënieve në tualet.
 
Ndonëse është apeluar vazhdimisht për mbylljen e punimeve dhe vendosjen e këtij kopështi në funksion, gjithçka është pasuar me heshtje.
 
Bashkia e Lezhës arsyetohet se ka bërë kërkesa të vazhdueshme për fonde, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
 
“Në fakt problemi është shqetësues për Bashkinë Lezhë prej dy vitesh që kemi ardhur, kjo kaloj fazën e karabinasë, ne kemi ridërguar për herën e dytë kërkesën, por nuk kemi marrë përgjigje. Jemi në pritje të lëvrimit të këtij fondi”, shprehet Enver Hafizi, nënkryetar i Bashkise Lezhe.
 
Në kopështin e improvizuar nëpër dhomat e konviktit të shkollës profesionale mungon edhe ngrohja, por edhe muret janë tërë lagështirë, ndërsa dhoma e gjumit duket si nje kazermë, ndërkohë që ndryshimi i këtij realiteti duket ende larg.

[gallery]23804[/gallery] 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com