Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur nga policia ditën e sotme në Lezhë.

Gjykata e Lezhës kishte vendosur masën " Arrest me burg" për Gentjan Markun i cili akuzohet për veprat penale " Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje" "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
 
Ditën e zgjedhjeve, më datë 25.06.2017në Shëngjin, në bashkëpunim me persona të tjerë të proceduar penalisht, Marku është përfshirë në një konflikt fizik , ku njëri prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e atij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë një person me inicialet F.D.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i plotë i policisë:
Lezhë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore
Me datë 19.09.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Lezhë , pas një punë të mirorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit :
- Gentjan Marku ( Sakica) , 26 vjeç, banues në Lezhë
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin Nr. 175 datë 28.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje" "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" " Plagosje e lehtë me dashje" kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas ,më datë 25.06.2017( ditën e zgjedhjeve) në Shëngjin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë të proçeduar penalisht, është përfshirë në një konflikt fizik që fillimisht ka filluar verbal e më pas ka agravuar fizik e me mjete të forta mes tyre , ku njëri prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e atij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi F.D..
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Redkasia Online
J.Sh Shqiptarja.com