​Lista e zezë e Athinës, gazetari
Çipa: S’kam pasur shtetësi greke

​Lista e zezë e Athinës, gazetari<br />Çipa: S’kam pasur shtetësi greke
Gazetari Aleksandër Çipa, njëherazi kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas shkrimit të botuar nga gazeta greke “Proto Thema” ku shkruhej se disa banorëve të Himarës, përfshirë edhe vetë atë, pritet t’u hiqet shtetësia greke.
 
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çipa sqaron se nuk ka pasur kurrë shtetësi greke, duke rrëzuar kështu pretendimet e të përditshmes së Athinës.
 
'Shkrimi vepër e filogrekëve të Himarës'
“Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do të kem, nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare. Kam dashur në një moment rreth vitit 2001 të kem nënshtetësinë e Shqiptarit në Kosovë”, sqaron Çipa ndërsa thekson se artikulli është sponsorizuar nga qarqe filogreke në Himarë. 

"Sa për lajmin e botuar ne një media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnjë dijeni zyrtare, dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë, dhe në ditët e ardhme do të ve në lëvizje për informim zyrtar dhe reagim, gjithë mundësitë e mia si qytetar shqiptar dhe europian", vijon kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. 
 
Postimi i plotë i Aleksandër Çipës:
“Një sqarim për opinionin publik dhe veçanërisht për mediat e vendit tim.
Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do të kem, nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare. Kam dashur ne nje moment rreth vitit 2001 te kem nënshtetësinë e Shqiptarit ne Kosove.
Sa për lajmin e botuar ne një media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnjë dijeni zyrtare, dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë, dhe në ditët e ardhme do të ve në lëvizje për informim zyrtar dhe reagim, gjithë mundësitë e mia si qytetar shqiptar dhe europian.

Ju bëj me dije se nuk kam qenë dhe nuk jam as pjesë e ndonjë liste tjetër që ka të bëjë me shtete të rajonit, aq më tepër që nuk kam asnjë arsye.
Aleksandër Çipa
12.08.2017

postimi i cipes
(Postimi i Çipës në Facebook)


Gazeta greke: Lista e banorëve himarjotë që do u hiqet shtetësia
Greqia pritet t'u heqë shtetësinë disa banorëve nga Himara, me argumentin se kanë punuar kundër minoritetit grek dhe bashkëvepruar me Tiranën zyrtare. 

Është e përditshmja greke “Proto Thema” e cila në numrin e kësaj të shtune ka publikuar një shkrim ku shkruan për nismën e qeverisë greke për t’i hequr nënshtetësinë greke shumë himariotëve apo banorëve të bregut, të cilët punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë.

'Punuan për Tiranën kundër minoritetit'
Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon. 

Mes emrave edhe gazetari i njohur
Sipas gazetës greke, mes emrave që do humbasin shtetësinë është edhe gazetari i njohur, Aleksandër Çipa. 

"Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen", shkruan "Proto Thema".

Disa emra të “listës së zezë” dhe përshkrimet sipas gazetës:

Fotis Karavelas: Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës. Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit socialist të Bashkisë, Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonën e Himarës, dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarëve me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimadhës. Ka një rol kryesor në prishjen e Kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi: Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në pronat konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokedhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarët grekët e  Epirit të Veriut.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e Kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të migrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve,

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar