​LSI: Antikushtetues bordi i ONM
e roli i Sekretarit të Ramës

​LSI: Antikushtetues bordi i ONM<br />e roli i Sekretarit të Ramës
TIRANE-LSI sërish kundërshtime për bordin e ONM.

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, më 20 shkurt i ka dërguar një letër dy ambasadorëve, atij amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, Presidentit Bujar Nishani, kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama mbi Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, (ONM) për zbatimin e ligjit të Vettingut.
 
Në letrën e tij të siguruar nga Shqiptarja.com, Vasili thekson se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues. Sipas marrëveshjes me BE, thotë letra e Vasilit, nuk gjendet ndonjë përcaktim apo dakordësi për ngritjen e një Bordi, por referohet vetëm vullneti për të vënë në dispozicion ekspertët.
 
 “Po keshtu, edhe ne Marreveshjen Administrative per Bashkepunim lidhur midis Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes (Komisionit Europian dhe Departamentit te Shtetit), per te cilen theksoj qe nuk eshte nje marreveshje nderkombetare referuar pikes 2, te nenit B, te Aneksit te Kushtetutes, nuk gjendet ndonje percaktim apo dakordesi per ngritjen e nje Bordi, por referohet vetem vullneti per te vene ne dispozicion ekspertet, qe do te luanin rolin e vezhguesit ne perputhje me detyrat qe Kushtetuta detyron, si dhe referohet projekti perkates IPA, qe do te mbuloje financimin e procesit te rivlerësimit”.

Sipas Vasilit, roli i deritanishëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është i paligjshëm. Ministri i LSI ngre disa pika që sipas tij përbëjnë ende shqetësim.
 
Rezervat për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë shprehen si mëposhtë:
Zyrtaret e BE-se referojne te kene komunikuar me Qeverine e Republikes se Shqiperise, por ne fakt kane komunikuar me Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, pa autorizimin nepermjet vendimarrjes se Qeverise se Republikes se Shqiperise. Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave de jure, eshte pjese e nepunesve civile te administrates publike, por qe de facto ne rastin konkret, ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin, ka ushtruar kompetenca qe nuk i ka patur, apo qe nuk i jane dhene ndonjehere. Kjo eshte dhe fryma e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe amendamenteve te saj, te miratuara ne menyre konsensuale ne daten 21-22 korrik 2016”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit