​‘8 Femrat’,Rajmonda Bulku në ‘Rreze
Dielli’ tregon më shumë për ‘Chanel

​‘8 Femrat’,Rajmonda Bulku në ‘Rreze<br />Dielli’ tregon më shumë për ‘Chanel
Komedia “8 Femrat”, e cila u ringjit në skenën e Teatrit Kombëtarë më 1 tetor pas premierës më shtator.Një shfaqje me shumë dinamikë e cila veç aftësive në aktrim, nxori në pah edhe shumë aftësi të tjera të aktoreve.
 
Një ndër personazhet interesante ishte edhe ai i Chanel, i sjellë me mjeshtërinë më të madhe nga aktorja Rajmonda Bulku.Një guvernante prej 15 vitesh, ajo i ka shërbyer me devotshmëri dhe besnikëri asaj familje, por ashtu sikurse dhe personazhet e tjerë, ajo ka mjaft sekrtete.
 
E ftuar në studion e “Rreze Dilli, nga Eneida Xhelili, Rajmonda na tregon më shumë për pesonazhin e saj dhe se si u ndje nën petkun e guvernantes.
 
Ajo është një guvernante që ka 15 vite në atë shtëpi, dhe duhet të di çdo gjë. Suzanën që e ka rritur vetë e don më shumë, ndërsa e vogla është më mistrece më e përkëdhelur, kjo është e dhënë pas Suzanës dhe shumë e lumtur që ajo do vijë në shtëpi me pushime në dimër. Nga situatat e krijuara krijohen profile femrash që më parë nuk njihen. Fillon thjeshtë për të festuar krishtlindje të lumtura dhe më pas zbulohen karaktere të ndryshme, asnjëra prej tyre nuk ishte ajo që dukej”, tregon Rajmonda.
 
Fabula e shkruar nga Robert Thomas në vitin 1958, vjen me regji të Driada Dervishit, vërtitet rreth një familje me tetë gra që janë mbledhur bashkë për Festat e Fundvitit. Në një çast ato zbulojnë se mashkulli i vetëm i shtëpisë është vrarë me një thikë mbas shpine.
 
Pas kësaj, secila prej tyre është një e dyshuar për krimin.  Aktoret më njohura Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita e Rajmonda Bulku janë në qendër të farsës që gërshetohet mes melodramës e muzikalit.
 
Shfaqja do të jepet në datat 5 dhe 6 tetor, ndërsa pas një jave do të udhëtojë për në Durrës e më pas do ta mbyllë turin e saj në Korçë nga ku edhe e nisën.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.