“Çdo qytetari mes protestuesve sot që mendon se e do Shqipërinë me të pastër se unë i them: Je gabim! Ligji i shërben pikërisht qëllimit tënd!”
Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama përmes rrjetit social, Twitter për protestuesit që me thirrjet kundër Ligjit të Mbetjeve protestuan para kryeministrisë.
‘Mbetjet’, Rama-protestuesve: Në asnjë rrethanë s'ju tradhëtoj
Teksa para kryeministrisë protestohej për Ligjin e Mbetjeve, kryeministri Edi Rama është përgjigjur nga Asambleja e PS për kontestimet ndaj ligjit. Sipas, kryeministrit, u krijuan të gjitha kushtet që Ligji të futej në zbatim. Rama tha se, ndarja e re territoriale, krijoi të gjitha kushtet për realizimin e riciklimit të mbetjeve në vend.
Aktualiteti, ligji i ri për mbetjet e riciklueshme, është një ligj di domosdoshëm dhe konform ambiciesh për një Shqipëri të pastër.
Kush kujtohet për çfarë kemi thënë kur kërkonim reformën territoriale kemi thënë se duhet kjo reformë për të kaluar në fazën e menaxhimit të mbetjeve.
Pa Bashkitë e reja ishte e pamundur që të vinte në jetë plani ynë për ndarjen e diferencuar në burim që është baza e bërjes funksionale të industrisë së riciklimit.
Është fakt që jemi përgatitur për të dyja;
a. për të vënë në lëvizje bashkitë e reja dhe
b. industrinë e riciklimit.
Kur ne bllokuam plotësisht ligjin e vjetër ishim të vetëdijshëm që do krijohej një ngërç për këtë industri dhe ishte parashikuar duke konsideruar dy element
.1. Bërjen e kuadrit ligjor për mbetjet e gjelbërta dhe
2. Për ta nxitur industrinë që në kushtet kur e kishte të pamundur importimin të rriste kapacitetin mbledhës.
Disa kompani po falimentonin dhe po spostoheshin në vende të tjera.
120 mijë ton mbetje të riciklueshme që sot mblidhen nga Shqipëria do mbeteshin rrugëve.
Ajo që ne kemi bërë është ligji më i kufizuar në rajon. Të kushtëzosh importin e lëndës së parë me pasjen e një fabrike, kemi kushtëzuar sasinë e mbetjeve me kapacitetin e fabrikës".
Kryeministri ritheksoi dhe njëherë se, mafia është armiku më i madh i riciklimit.
"Masat konkrete që janë marrë për kontrollin, skanojnë cdo lloj malli. Nuk duhen ngatërruar lëndët e para me plehrat dhe nëse e ben dikush, kjo është ligësi diabolike për të përfituar nga shqiptarët dhe emocionet e tyre.
Mafia është armiku më i madh i riciklimit.
Sot Shqipëria ka 17% mbetje të ricikluara, e ardhmja është industria e riciklimit dhe pëfshirja e qytetarëve në ndarjen që në burim.
Bëhet fjalë për të ndarë kilogramët.
Mbetjet nuk groposen, por riciklohen për prodhim.
Mafia nuk merret me riciklim kanoçesh, plastike e letre, por me betejën për të mos lejuar që ato të riciklohen për të groposur sa më shumë dhe djegur sa më shumë mbetje.
Ne po bëjmë bazë për të bërë atë që bëmë me energjinë, ndërtimet pa leje, krimin dhe në cdo sektor që kemi hapur një luftë frontale me të kaluarën.
Kjo bëhet për ta bërë Shqipërinë më të pastër.
Kurrë unë e qeveria jonë nuk do t’i tradhtonte qytetarët duke bërë një ligj ku krijohej qoftë dhe shtegu më i vogël për të ndotur Shqipërinë më shumë.
PS në 25 vite ka qeverisur e qenë në opozitë, ka pasur gabime, por nuk ka një njeri që të numërojë një tradhëti të interesave kombëtare e të interest të Shqipërisë.
Do ishte tradhti nëse do ktheheshim tek ligji i anulluar, ai hapte hapësirë për të sjellë mbetje të importuara e pastaj do digjej.
Mafia nuk kondrabandon plehra. Ai ligj krijonte hapësirë për djegie, krijimin e furrave dhe anijet me plehra.
Ligji ynë i ndalon rreptësisht cdo hapësirë që ndalohet ardhja e cdo mbetje për djegie apo groposje në Shqipëri.
Koha është përpara, të gjithë do kenë mundësi ta provojnë në kohën në vijim jo vetëm që ligji nuk sjell plehra, por ekonomia do ketë 150 milion euro më shumë për shkak të lehtësimit të kësaj industrie. Deri në mes të vitit të ardhshëm do të ketë 1 mijë të punësuar më shumë".
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO