​‘Stand up comedy’, aktori: Risi në
humor, por nuk paguhem sa Çiljeta

​‘Stand up comedy’, aktori: Risi në<br />humor, por nuk paguhem sa Çiljeta
Të flasim për ‘Stand up comedy’. Çfarë rëndësie ka kjo për një aktor, sa lodhje ka, sa kënaqësi të jep, po lek?

Këto zbulohen në emisionin ‘da’Sara’ në Report Tv.

Shqiptarja.com sjell aktorin Marin Orhanasi, i njohur dhe si aktor humori i spektaklit ‘Portokalli’, që aplikon në klube nate këtë lloj humori.

Sa e vështirë është? Orhanasi thotë se se ka vështirësi, qoftë në përzgjedhjen e materialit, ndërtimit të tekstit, shkathtësia e talenti. ‘Stand up comedy’ është një provë ku ti kupton sa i zoti je të mbash të mbëthyer tek fjalët e tua audiencën.

“‘Stand up comedy’ është një lloj autorironie dhe kjo bëhet shumë e dashur për publikun. Është gjithë kohën monolog dhe në këtë pjesë duhet të jesh shumë i shkathët që në cdo moment duhet të bësh 2-3 batuta të cilat duhet të bëjnë patjetër për të qeshur.

Unë kam pasur shumë qejf të bëj monologje. Jo më ktheu batutën partneri, jo nuk ka ktheu në kohën e duhur. Nëse ke talent e ke fituar audiencën. Të bësh një monolog të mirë, material të mirë me ndihmën e stafit, ta interpretosh e ta mbash publikun gjallë është sfidë”.

Ky lloj humori ka lindur në Angli, por aplikohet gjerësisht në kontinentin amerikan. Kështu thotë të paktën Marini.
“Si influencë ka lindur në Londër, por aplikohet më shumë në Amerikë.  Anglezët janë shumë të rafinuar, shumë fin, edhe dramaturgji të mirë, janë plot humor”, shprehet aktori.

Por sa paguhen aktorët e ‘Stand up comedy’? Sigurisht thotë Marini që paguhemi, sepse dhe të bësh aktorin është punë ashtu siç sot fitojnë ata që bëjnë këngëtarin. Dhe plot humor ai sjell një moment kur dikush i tha, që nuk mund të kërkonte të njëjtën pagesë si Çiljeta.

“Përshembull më ka ndodhur që kur kam shkuar diku, kemi këtë sallone  teatrit, ata më kanë thënë hajde dhe sa para do, u kam thënë kaq, ata kanë thënë; ‘ua po jo kaq, kaq merr Çiljeta’. Tani Çiljeta mund të jetë Çiljeta bën detyrën e saj, është këngëtare, po mua më del rryli i fytit.”

Dhe sigurisht për të sjellë këtë lloj humori, Orhanasi thotë se duhet guxim për të rrëmbyer qoftë dhe një buzëqeshje.
“Duhen materiale të guximshme. Është forma më e mirë në të cilën mund të paraqitet një aktor. Edhe sikur një buzëqeshje të marrësh, sërish është bukur. Por nëse mesazhin e kemi përcjellë, është arritje”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore