​Manchester City, në telashe me
FA për rregullat anti-doping

​Manchester City, në telashe me<br />FA për rregullat anti-doping
Përsëri telashe për Manchester City, këtë herë jo brenda fushës, por nga Federata Angleze e Futbollit.
 
FA ka bërë të ditur me anë të një komunikate se ka hapur hetim për sjelljen “e papërshkrueshme” të Citizens për sa i përket kontrollit anti-doping .
 
Kjo është hera e tretë në 12 muajt e fundit që skuadra e drejtuar nga Guardiola shkel Rregullin 14 (D). Më qartë, klubet e futbollit janë të detyruara të komunikojnë çdo ndryshim që mund të ndikojë në mundësinë e kryerjes së kontrolleve anti-doping, edhe të papritur.
 
Sipas rregullit, janë disa shembuj: "ndryshimi i orarit dhe vendit të stërvitjes, ndryshimi i vendqëndrimit, qoftë edhe i përkohshëm i sportistëve”. Në shënjestrën e FA, për të njëjtat motive, ka përfunduar edhe Fleetwood Town, skuadër e League One.
 
Manchester City ka kohë deri më 19 janar për t’u përgjigjur e për të justifikuar sjelljen që përmendet në komunikatën e FA, ndërsa Fleetwood ka kohë deri më 20 janar.
 
Nëse përgjigjet nuk cilësohen si të kënaqshme nga FA, hetimet mund t’i kalohen për vazhdim një komisioni të pavarur.
 
Lojtarët e asnjërës prej skuadrave nuk kanë pasur probleme me kontrollet anti-doping.
d.i./Shqiptarja.com
 
Manchester City, në telashe me
FA për rregullat anti-doping
 
Federata nis hetimin për skuadrën e Guardiolës, pas shkeljes së tretë në 12 muajt e fundit
 
Përsëri telashe për Manchester City, këtë herë jo brenda fushës, por nga Federata Angleze e Futbollit.
 
FA ka bërë të ditur me anë të një komunikate se ka hapur hetim për sjelljen “e papërshkrueshme” të Citizens për sa i përket kontrollit anti-doping .
 
Kjo është hera e tretë në 12 muajt e fundit që skuadra e drejtuar nga Guardiola shkel Rregullin 14 (D). Më qartë, klubet e futbollit janë të detyruara të komunikojnë çdo ndryshim që mund të ndikojë në mundësinë e kryerjes së kontrolleve anti-doping, edhe të papritur.
 
Sipas rregullit, janë disa shembuj: "ndryshimi i orarit dhe vendit të stërvitjes, ndryshimi i vendqëndrimit, qoftë edhe i përkohshëm i sportistëve”. Në shënjestrën e FA, për të njëjtat motive, ka përfunduar edhe Fleetwood Town, skuadër e League One.
 
Manchester City ka kohë deri më 19 janar për t’u përgjigjur e për të justifikuar sjelljen që përmendet në komunikatën e FA, ndërsa Fleetwood ka kohë deri më 20 janar.
 
Nëse përgjigjet nuk cilësohen si të kënaqshme nga FA, hetimet mund t’i kalohen për vazhdim një komisioni të pavarur.
 
Lojtarët e asnjërës prej skuadrave nuk kanë pasur probleme me kontrollet anti-doping.
d.i./Shqiptarja.com
 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin