Maqedonia po shqyrton mundësinë e një gardhi kufitar për të frenuar fluksin në rritje të emigrantëve që vijnë nga Siria. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki ndërsa Maqedonia pritet të kopjojë stilin e gardhit hungarez.
Në një intervistë në Hungari, Poposki tha se “Maqedonisë i duhet një mbrojtje fizike e tillë, për një kohë afatshkurtër”.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Poposki nënvizoi “Nëse e marrim seriozisht atë që Evropa kërkon që ne të bëjmë, atëherë do na duhet ky gardh apo një kombinim mes gardhit dhe ushtarëve.”
Shtetet e Evropës Perëndimore si Franca dhe Gjermania kanë kritikuar ndërtimin e gardhit të Hungarisë për 175 km të gjatë dhe 3.5 metra të lartë. Një rekord i ri ka prekur Maqedoninë pasi vetëm gjatë një dite kanë hyrë 7000 sirianë.
Gjatë këtij viti mbi 160 mijë emigrantë kanë hyrë në Hungari duke ardhur tranzicion nga Greqia, Maqedonia dhe Serbia. Përgjithësisht emigrantët e hyrë në Hungari janë nga vendet e shkatërruara nga lufta apo nga vendet e varfra nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Të gjithë refugjatët kërkojnë si destinacion final shtetet më të pasura të Evropës siç janë Gjermania dhe Suedia.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com