​Marko Cetkovic kthehet në
Shqipëri firmos me Partizanin

​Marko Cetkovic kthehet në<br />Shqipëri firmos me Partizanin
Tashmë është zyrtare, Marko Cetkovic do të jetë pjesë e Partizanin të paktën për pjesën e mbetur të sezonit. Nëpërmjet një konunikate për shtyp klubi i kuq njofton se ka mbyllur me sukses tratativën me fantazistin malazez, me palët që kanë hedhur të zezën mbi të bardhë.
 
Lojtari i cili ka spikatur në Kategorinë Superiore me fanellën e Laçit, rikthehet në Shqipëri pas një eksperience 6-mujore me Sarajevon në kampionatin e Bosnjë Hercegovinës. Gjatë fazës së parë të sezonit Cetkovic u aktivizua në 10 ndeshje me skuadrën boshnjake, duke shënuar një gol në barazim 1-1 në fushën e Celik. Te Partizani 30-vjecari, i cili do të mbaje veshur fanellën me numër 21, shihet si një element shumë i rëndësishëm për titullin kampion.
 
Të kuqve u ka munguar një lojtar me cilësitë dhe profilin e Cetkovic, i aftë për të asistuar sulmuesit por edhe për të goditur portën. Malazezi në fakt është afrimi i katërt i merkatos së janarit pas Mathiew Boniface, Kristi Markut dhe Xhevahir Sukajt, që në fakt kanë nisur prej disa ditësh përgatitjet me skuadrën në fazën përgatitore që po zhvillohet në Turqi. Në Antalia, Starova do të ketë në dispozicion një tjetër lojtar cilësor, të cilit do t’i duhet pa kohë të ingranohet me mekanizmat e ekipit.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë