Sulmuesi nga Gaboni ka shënuar 16 gola në 15 ndeshje dhe aktualisht kryeson renditjen e shënuesve në Gjermani, ndonëse skuadra e tij ka nëntë pike më pak se Bayern Munih.
Teksa shumë klube monitorojnë sulmuesin, Matthäus beson se, nëse Borussia Dortmund vendos ta shesë, duhet të kërkojë një shifër edhe më të madhe se 105 milionë eurot që Manchester United i pagoi Juventusit për Paul Pogba.
“Nëse një lojtar si Pogba kushton 105 milionë euro, Dortmund duhet të kërkojë 150 milionë për Aubameyang”, shkruan ish-kapiteni i Gjermanisë në kolonën e tij në Sport Bild.
“Ai është lojtar që bën diferencën. Pogba nuk e bën. Aubameyang është zhvilluar shumë dhe nuk ndalet nga asgjë. Shpresojmë ta shohim gjatë në Bundesligë”.
d.i./Shqiptarja.com