Lajmi për vdekjen e dy herë kampionit të botës në kikboks vazhdon të jetë i pranishëm në mediet gjermane dhe zvicerane. Deri tani ka shumë spekulime lidhur me vdekjen e 29-vjeçarit shqiptar.
Vëllai i tij është telefonuar nga njerëz të ISIS, të cilët i kanë thënë se Gashi është vrarë gjatë një sulmi ajror në Kobanë. Valon Gashi ka marrë një telefonatë nga telefoni i vëllait të tij, ku i është thënë se kampioni i botës u vra nga një sulm ajror i SHBA-ve, ndërsa Gashi po përpiqej të ndihmonte një shok. Gjithashtu familjes Gashi i është dërguar një letër ngushëllimi.
Më 26 qershor, Valoni ka marrë telefonatën e fundit nga vëllai i tij, i cili i ka treguar se do të udhëtonte për në Kobanë për të evakuuar disa civilë që ishin në rrezik. Por, version se Gashi u vra nga amerikanët duke ndihmuar njerëzit cilësohet si propagandë nga ISIS nga ekspertët.
Ndërkohë politikani gjerman, Tobias Huch thotë se Gashi kishte folur me të për një plan për shpëtimin e katër skllevërve, tri gra dhe një fëmijë. Duket se Gashi ka ndjekur thënien e Muhamedit: Kush liron një skllav gjatë Muajit të Ramazanit lirohet nga zjarri i ferrit.
Sipas Huch ka shumë mundësi që Gashi të jetë vrarë nga vetë ISIS ose është dërguar në zonën e luftimeve ku mund të ketë mbetur i vdekur. Huch shprehet se Gashi është treguar naiv pasi ai vërtetë ka shkuar në Siri për të ndihmuar njerëzit, por është rreshtuar në anën e gabuar duke u bërë palë me ISIS.
Edhe eksperti për ekstremizmin në Basel, Samuel Althot thotë se gjatë bisedave Gashi i ka treguar për planin e tij lidhur me lirimin e skllevërve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com