​Mediu në Report Tv: Reforma
Zgjedhore drejt dështimit

​Mediu në Report Tv: Reforma<br />Zgjedhore drejt dështimit
“Reforma zgjedhore është drejt dështimit”. Kështu mendon të paktën kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili thotë se mungon vullneti i maxhorancës për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor.

Gjatë një interviste për Report Tv, Mediu thotë se, që prej vitit 2013 Rama ka treguar se ka tendencë të manipulimit të zgjedhjeve, ndërsa kjo situatë thotë ai është e ngjashme me atë që po ndodh në Maqedoni, ku disa herë janë caktuar data zjedhjesh, por nuk janë zhvilluar dot.

Për analogji unë do doja që ti referoheshim situatës që ka sot Maqedonia. Janë caktuar disa herë data zgjedhjesh por që nuk janë realizuar dot për shkak të mungesës së vullnetit politik. E dyta, që kur ka marrë pushtetin PS në çdo process zgjedhor që ka ndodhur në Korçë apo në Dibër ka treguar tendencë të hapur manipulimi të votuesve dhe duket qartësisht se nuk ka dëshirë për ti hyrë këtij diskutimi dhe mendoj se jemi në një situatë shumë problematike” tha ai.

Mediu thotë se ndërhyrja në sistemin zgjedhor është domosdoshmëri e për këtë duhet të gjendet një formulë që i bën të zgjedhurit llogaridhënës përballë qytetarëve. 

Ky sistem zgjedhor për mua është shkatërrues që ka krijuar mundësi të krahinalizmit, klientelizmit dhe përfshirjes të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Nuk ka situatë më banale seç është bërë Parlamenti i sotëm. Listat e hapura, sistemet miske që e bëjnë qytetarin që të ketë raport të drejtpërdrejtë me të zgjedhurin” tha ai.

Ndërsa opozita i qëndron propozimit të saj për votim e numërim elektronik në zgjedhjet e ardhshme, dhe kjo thotë Mediu mund të realizohet vetëm me vullnet politik. Sipas tij në këtë situatë opozita duhet të kërkojë bashkëpunim konkret të organizmave ndërkombëtar ku së pari duhet tu faktojë manipulimin zgjedhor.

Mendoj se zgjedhjet e 2001 provuan një manipulim masiv dhe opozita vërtetoi manipulimin përpara faktorit ndërkombëtar. Kësaj here është edhe më e lehtë pasi ka qenë media ajo që me pamje e zë ka faktuar manipulimin, manipulim që e denoncoi edhe opozita në Dibër’ tha ai.


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD