Gjatë takimit me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kancelarja gjermane është shprehur se, përkundër pretendimeve për një lodhje evropiane ndaj zgjerimit, ajo çfarë e shpejton procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, dhe vendeve të tjera janë reformat e thella e të suksesshme.

Merkel ka veçuar reformën në drejtësi si çelësin e këtij suksesi, për të cilën Gjermania do të vazhdojë të japë ndihmën maksimale.

Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike, dhe veçanërisht rritja e investimeve direkte gjermane, ishte një prej temave të tjera të diskutuara mes tyre.

Presidenti nga ana e tij tha se, Shqipëria është e vendosur për reformat që synojnë konsolidimin e institucioneve demokratike që do të çojnë vendin drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se: “Integrimi evropian mbetet alternativa e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët.”

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)