​Mesi largohet nga Barcelona?
çfarë thotë presidenti i klubit


Mungesa e rinovimit te kontratës, ka ngritur pikëpytjen se Leo Messi të tundohet nga ofertat me shifrat marramëndasde të klubeve evropiane.

Transferimi i Neymarit drejt PSG Për  shifrën 222 milionë euro ka frikësuar tifozët e klubit “Blaugranas”.

Kontrata e Mesit e e bërë publike disa ditë më parë, nuk u nënshkrua dhe nuk është bërë publike nga përfaqësuesiit dhe nga vetë lojtari argjentinas Lionel Messi.
Mediat spanjolle kane shkruar se fundmi se tek Messi janë shfaqur pakanaqësi, por kjo jo e konfirmuar nga vetë lojtari.

Për të qetësuar situatën presidenti i klubit, Bartomeo ka siguruar se Messi ka firmosur kontratën dhe do vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle presidenti i Barcelonës, Bartomeo është shprehur:

“Foton zyrtare me firmën do ta bëjmë, nuk na nxiton asgjë. Kontrata është firmosur nga i ati, po vijon të luaj në bazë të kontratës së re, e cila u firmos më 29 ose 30 korrik. Nuk ka provë më të mirë për angazhimin e tij se sa ta shohësh të luaj”, deklaroi  Bartomeu gjatë një interviste për televizionin 'Tv8' në Spanjë.

Redaksia Online

N.M/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik

Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik