Të premten më 15 shtator, rreth orës 9:00, Presidenti i vendit Ilir Meta do të drejtojë mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
 
Shqiptarja.com ka zbardhur rendin e ditës me shtatë pika.
 
Pika e parë është  shqyrtimi i informacionit të përgatitur nga inspektorët e KLD, mbi problematikat që lidhen gjatë zbatimit të ligjit 84/2016, për rivlersimin kalimtarë të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, siç dihet janë gjyqtarët që i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullim dhe shfuqizim të Vettingut për shkak të disa neneve, kjo pritet të diskutohet për herë të parë nesër nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta, pran Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Mësohet se ndër shtatë pikat, dy prej tyre që pritet të diskutohen nesër janë mjaft të rëndësishme.
 
Pika e dytë, e cila ka të bëjë me verifikimin e procedurave për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes, e përkatësisht për gjyqtaren e vrarë Fildes Hafizi, ndërsa pika e tretë ka të bëjë me të ndjerën Liliana Ruko e cila u hodh nga ballkoni nga bashkëshorti,Ferdinad Ruko, për të cilin gjykata një ditë më parë kërkoi 35 vite burg.
 
Procedura të tjera në rendin e ditës janë delegime e shqyrtime, ndërsa për herë të parë do të kemi edhe dy zëvendësime në KLD.

Nga Bujar Nishani kalon drejtimi në Presidentin Meta dhe ministri i Drejtësisë nuk do të jetë më Bardhi por do të jetë Ministrja e re Etlida Gjoni, ndërsa anëtarët e tjerë nuk ndryshojnë.
 
Ditën e nesërme pritet të diskutohet edhe në lidhje me problematikat e hasura në zbatimin e ligjit të vettingut, pasi ka një sërë problematikash e ankesash të shfaqura edhe nga vetë gjyqtarët e prokurorët.

dokumnent kld

dokumnent kld
(Rendi i ditës me shtatë pika që priten të diskutohen të premten në KLD)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com