​Milan-Inter, derbi me rekord të
ardhurash. Të kuqtë 3,7 mln euro

​Milan-Inter, derbi me rekord të<br />ardhurash. Të kuqtë 3,7 mln euro
Thyhet rekordi i mëparshëm i Milan-Juventus në 22 tetor. Më shumë se 200 gazetarë të akredituar, dhe mbi 650 milion njerëz që do të ndjekin sfidën nga ekranet e tyre në të gjithë botën.

Është gati një rekord që do të hyjë në histori. Milan-Inter i kësaj rradhe, i programuar të dielën në mbrëmje, do të shënoj për klubin kuq e zi rekord sa i përket të ardhurave të përfituara në të gjitha kohrat. Falë një stadiumi totalisht të mbushur, me 77 mijë bileta të shitura, milanistët do të përfitojnë në arkat e tyre plot 3.7 milion euro.
 
Numra të çmendur
 -Numrat e derbit flasin për më shumë se 77.000 prezenca në San Siro,  ndërsa sa i përket të ardhurave shkojnë deri në 3.7 milion euro. Këto shifra të fundit paraqesin një rekord më vete  për ndeshjet e kampionatit  krahasuar me atë të arritur rreth një muaj më parë në sfidën Milan-Juventus. Por nuk mbaron këtu.

Milan-Inter do të jetë një derbi mbarëbotëror. Faktikisht, 643.165.764 është numri i personave që do të ndjekin ndeshjen në mbarë botën.  Të mbushura do të jenë edhe zyrat për shtyp në tribunat e stadiumit, ku 250 gazetarë dhe mbi 50 fotografë do të jenë të gatshëm të kapin çdo moment të kësaj super sfide. 

(k.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve