Milani rikthehet në Europë në mënyrën më të mirë të mundshme duke treguar peshën e fanelës që ka kjo skuadër në kupat e Europës, ndonëse ndaj një kundërshtari modest.
Kuqezinjtë pas tre vitesh paraqiten sërish në Kupat e Europës duke fituar ndeshjen e parë në grup ndaj Austrisë së Vjenës 5-1.
Protagonistë të mbrëmjes kuqezi ishin Hakan Calhanoglu autor i një goli dhe dy asiseve ndërsa tre gola i shënoi Andre Silva dhe një Suso.
Në ndeshjen tjetër të grupit D të Europa League Aek i Athinës fitoi 2-1 në transfertë ndaj kroatëve të Rijeka.
Atalanta e Etrit Berishës rikthehet në Europë pas 26 vitesh dhe e kthen në festë duke mposhtur thellë Evertonin 3-0 dhe Berisha e tregon mënyrën më të mirë si duhet të ndalet Runi me shokë.
Çdo gjë vendoset që në pjesën e parë me bergamaskët që shënojnë të tre golat.
Në ndeshjen tjetër të grupit E Lion nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj qipriotëve të Apollon.
Në grupin K arrijnë fitore Lazio dhe Nisë.
Francezët mposhtin në transfertë 5-1 Zulte Varengen ku një gol e shënon edhe Balotelli ndërsa në ndeshjen tjetër Viteshe-Lazio portiere Strakosha fiton derbin me Milot Rashicën.
Lazio e fitoi takimin 3-2 ndërsa për skuadrën holandeze nuk mjaftuan dy asise të dhëna nga Rashica.
Arsenali që këtë sezon luan në Europa League e nis me fitore ndaj gjermanëve të Këln.
Në Londër topçinjtë fitojnë 3-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin H.
Në ndeshjet e para në grupe mbarë e kanë nisur edhe Zenit,Marseja,Real Sociedad ,Villareal ndërsa portugezët e Bragës kanë mposhtur Hoffenheim 2-1 në Gjermani.
/Shqiptarja.com