​Milan zyrtarizon blerjen e gjashtë
25 mln euro për mesfushorin turk

​Milan zyrtarizon blerjen e gjashtë<br />25 mln euro për mesfushorin turk
Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar blerjen e gjashtë, dhe bëhet fjalë për mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu.

Milani ka arritur marrëveshjen me ekipin e Bayer leverkusenit, për trasferimin e mesfushorit dhe kjo i ka kushtuar kuqezinjve 25 mln euro.

Calhanoglu  ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e cila do ta mbaj në San Siro deri në vitin 2021.

“AC Milan njofton se ka nënshkruar me Hakan Calhanoglu nga Bayer Leverkusen. Lojtari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare deri në vitin 2021”, shkruhet në njoftimin e klubit të Milanit.

Calhanoglu është lojtari i gjashtë i transferuar gjatë kësaj vere, pas Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Kessie, Franck, Andre Silva dhe Fabio Borini.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën