Skuadra e Milanit ka bërë blerjen e radhës, bëhet fjalë për 26-vjeçarin Fabio Borini, i dalë nga akandemia e Bolognës dhe që luan në Premier League për Sunderland.

Klubi i Milanit ka arritur marrëveshjen për blerjen e këtij lojtari i cili ka luajtur për Chelsean, Romën, Liverpoolin dhe Sunderlandin por nuk ka arritur të spikatë.

Mediat italiane raportojnë se klubi "kuqezi" ka paguar 6 mln euro për trasferimin e këtij lojtari dhe se nesër pritet që Borini të kryejë vizitat mjekësore.

26-vjeçari Fabio Borini është trasferimi i pestë i klubit të drejtuar nga tekniku Vincenzo Montella.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com