​Ministria e Jashtme prezanton aplikacionin 

Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me kompaninë Telekom Albania organizuan aktivitetin promovues të aplikacionit konsullor E-Konsullata. Ky aplikacion vjen ne kuadër te reformës së ndërmarrë nga MPJ ne fushën e shërbimeve konsullore.

Aplikacioni konsullor E-Konsullata mund të shkarkohet nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular apo tabletë që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo, duke shërbyer si një platforme interaktive komunikimi dhe informimi për te gjithë qytetaret shqiptarë kudo që ndodhen. Në aplikacion ndodhen kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën politike dhe shëndetësore për secilin vend prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.

Ajo është një portë e drejtpërdrejt komunikimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi nëpërmjet saj mund t'i drejtoheni dhe raportoni në Drejtorinë e Shërbimeve Konsullore te MPJ-së. Nëpërmjet këtij aplikacioni do të gjeni përgjigjen e shumë pyetjeve për shërbimet  që mund të ofrojë Ministria e Punëve te Jashtme dhe selitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, duke shërbyer njëkohësisht dhe si një udhërrëfyes për sigurinë e shtetasve shqiptarë që ndërmarrin udhëtime në çdo vend të botës. 

Reforma e shërbimeve konsullore ka hyrë tashmë në një fazë të avancuar ku veç ofrimit të një sërë shërbimesh të sigurta, transparente dhe me kosto të ulët, dhe jo më radhë të gjata dhe shërbime sipas xhepit po shkojmë drejt digjitalizimit të plotë.

Ne fjalën e tij Kryeministri Rama u ndal ne lehtësitë që ofron ky aplikacion për shqiptarët qe jetojnë jashtë vendit, duke reduktuar kostot dhe kohën, si dhe duke ulur ndjeshëm mundësitë për abuzim në dhënien e shërbimeve apo informacioneve të nevojshme.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito e vlerësoi këtë aplikacion si tepër te rëndësishëm në vazhdën e reformimit të shërbimeve që ofron administrata publike për qytetarët.

Në fjalën e tij, Ministri i Punëve te Jashtme Ditmir Bushati evidentoi se aplikacioni konsullor e-konsullata ka qëllim të dyfishtë, ai do t'i shërbejë gati 1/3 së qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, gjithashtu ai shërben si një udhërrëfyes për çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë jashtë duke dhënë informacion për 181 shtete që ndodhen në të. Ai është një instrument i rëndësishëm pasi ofron informacion të integruar tepër te nevojshëm dhe për operatorët turistikë, agjencitë e investimeve, dhomat e investimeve por vjen në ndihmë dhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

CEO i Telekom Albania vlerësoi se Shteti shqiptar është pionier në aplikimin e teknologjive digitale në shërbimet që ofron administrata publike duke shfrytëzuar teknologjinë moderne.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri