Pas shumë kronikash dhe shqetësimesh publike në lidhje me degradimin e vendvarrimit të Skënderbeut, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e pa nga afër gjendjen në të cilën ka degraduar memoriali në Lezhë dhe zona muzeale që e rrethon atë.
Restaurimi i vendvarrimit të Skënderbeut, vendosja e shtatores së Skënderbeut pranë zonës muzeale dhe shpallja e 2 marsit feste kombëtare ishin kërkesa që i janë paraqitur ministres Kumbaro nga nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku e cila shoqëronte ministren.
“Unë ju bëj thirrje që ta mbështesni Lezhën në tre ide dhe projekte mjaft të rëndësishme të paraqitura pres saj. Shpalljen e datës 2 mars si ditë feste kombëtare, vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në sheshin që mbanë të njëjtin emër, si dhe miratimin e projektit të Bashkisë Lezhë për restaurimin vendvarrimit të Heroit Tonë Kombëtarë”, tha Marku.
Kërkeses së bashkisë Kumbaro iu përgjigj pozitivivisht, por duke kërkuar nga kjo njësi vendore që të depozitoje projekte konkrete në mënyre që të financohet edhe restaurimi i tij.
“Nuk kemi për momentin ndonjë projekt të dorëzuar nga Bashkia Lezhë për këtë çështje, dhe ky takim ishte mjaft i rëndësishëm me nënkryetaren e Bashkisë, për të diskutuar se si mund të bashkëpunojmë më mirë. Ne do të mirëpresim projektin për të bashkuar forcat jo vetëm se jemi në prag të Vitit të Skënderbeut, por edhe sepse kjo është mënyra se si mund të nxjerrim më të mirën nga bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendrorë” tha Kumbaro.
Rikonstruksioni i çatise, ndriçimi, vendosja e fonisë, si dhe rrethimi i zonës për ta mbrojtur atë nga dëmtimet apo keqërdorimi janë disa nga nevojat imediate që ka mazeolumi i heroit tonë kombëtar në Lezhë.
Por absurditeti më i madh është fakti se Bashkia e Lezhës nuk ka ende gati projektin e plotë në mënyre që ndërhyrja të nisë sa më shpejt.
Ndërkohë që me dhjetëra herë ky institucion ka kërkuar ndërhyrje për rikonstruksion të këtij memoriali.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.1%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 2236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina
10 Gusht, 20:51
-
Shkroi historinë për Shqipërinë në Olimpiadë, titulli 'Kolonel' dhe mijëra euro në llogarinë e Chermen Valiev
10 Gusht, 20:44
-
Mbyllja e 8 degëve të postës serbe, BE sërish thirrje Kurtit: Masat ndaj Kosovës mund të shtohen! Qeveria: Padrejtësi
10 Gusht, 20:35
-
Chermen Valiev i dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer
10 Gusht, 20:19
-
Ylli Pata: Dimensionet e Gërdecit të pahetuar
10 Gusht, 20:07
-
PROFIL/ Kush është Chermen Valiev, rusi nga Osetia e Veriut që i dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori
10 Gusht, 19:58
-
Historike në 'Paris 2024'/ Mundësi Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike
10 Gusht, 19:52
-
Ishte dehur dhe rrëzohet në rrugë, vdes në spital 37-vjeçari në Pogradec
10 Gusht, 19:40
-
Kamp veror digjital në Tiranë për fëmijët e moshës 6-12 vjeç! ‘Micro-Folie’ te Piramida, Veliaj: Mundësi për fëmijët
10 Gusht, 19:25
-
Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime
10 Gusht, 19:05
-
Shëngjini, destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës! Gushti shënon rritje krahasuar me korrikun
10 Gusht, 18:47
-
Paris 2024/ Islam Dudaev rifutet në garë, Shqipëria të dielën kërkon medaljen e dytë të bronztë në Olimpiadë
10 Gusht, 18:39