Në përfundim të vizitës së saj katër ditore në SHBA, Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon foli në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington.

Gjatë pyetje përgjigjeve, audienca e pyeti atë se përse nuk ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj vizite.

Nga përgjigja, ajo u duk paksa e irrituar, ndërsa më pas foli për një “pritje fantastike”.

Gjatë bisedimit të shkurtër me gazetarët evropianë, Sturgeon ilustroi se SHBA-të janë një territor i komplikuar për politikanët skocezë që kanë një axhendë ambicioze.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)