​MK prezanton "Parku i Artit",
projekt për parkun në ish-Kinostudio

​MK prezanton "Parku i Artit",<br />projekt për parkun në ish-Kinostudio
Në ambientet e Ministrisë së Kulturës u prezantua sot, koncept-ideja e "Parku i Artit", një projekt që rivitalizon parkun natyror në is-Kinostudio dhe e kthen në një hapësirë arti.

Projekti titullohet "Shokët dhe engjëjt", një projekt për një hapësirë-kopsht dedikuar Antonio Gramshi-t në qytetin e Tiranës, konceptuar nga Alfredo Pirri, artist dhe arkitekt me ekspozita ndërkombëtare.

Gjatë fjlaës së saj Kumbaro u shpreh se ky projekt sjellë një pol të ri kulturorë.
 
"Prezantojmë këtë projekt-ide, e cila sjell një rifunksionalizim të parkut për një pol të ri kulturor dhe për të parë në dritën e filozofisë së Antonio Gramshit skulpturat e realizmit socialist. Ky do të jetë një debat i gjerë kulturor, lidhur me figurën e Antonio Gramshit"
, tha Kumbaro.

Vetëm një vit e gjysmë më parë Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Universitetet e Arkitekturës prezantoi konkursin për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit.
Qëllimi i projektit ishte krijimi i një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë.

Një ide e hershme në platformat kulturore te MK kthimi i territoreve të brendshme në një park për art dhe medium, për të gjitha stinët, për aktivitete sociale, kulturore e ekspozita të hapura, për ngjarje rinore e jo vetëm, pa kufij gjinish dhe formash, madje edhe ato më të guximshmet.

Kumbaro shtoi se: "Rikualifikimi i parkut në një skene të hapur nuk është një koncept statik. Punuam për rikualifikimin e Kinostudios, duke e sjellë jo vetëm në një qendër zyrash, por edhe në një pol kulturor dhe social. Sot kemi disa institucione të artit duke filluar që nga QK e Fëmijëve e deri tek TKOBAKVP. Morëm propozimin nga artisti Pirri për të krijuar një mesazh me një filozofi të caktuar. Ky projekt ka mbështetjen e Regione Puglia-s dhe Fondacionit "Antonio Gramshi".

Artisti Alfredo Pirri tha se qëllimi i këtij projekti është që Gramshi të kujtohet jo vetëm nëpërmjet ‘një monumenti’ po nëpërmjet realizimit të një hapësire publike të karakterizuar nga prania e artit por që ka edhe një vlerë qytetare dhe simbolike shumë të fortë
 
"Qëllimi është që Antonio Gramsci të kujtohet jo vetëm nëpërmjet ‘një monumenti’ po nëpërmjet realizimit të një hapësire publike të karakterizuar nga prania e artit por që ka edhe një vlerë qytetare dhe simbolike shumë të fortë: një "kopsht" që strehon brenda tij një instalacilon të përhershëm që na jep një paraqitje mes natyrës dhe historisë".
Një lloj peizazhi natyral në të cilin elementi i egër dhe spontan i natyrës bashkohet me elemente botanikë dhe artistikë fuqimisht të projektuar në mënyrë të atillë që të krijojnë një ekuilibër në mes asaj që rritet në natyrë në mënyrë të mëvetësishme dhe formave të artit që janë në gjendje të dëshmojnë për integrimin me historinë dhe kulturën”
, tha Pirri.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë