Skuadra franceze e Monacos, ka bërë zyrtare blerjen e sulmuesit 18-vjeçar, Jordi Mboula, për pesë vitet e ardhshme.

Sulmuesi i krahut të majtë, ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm me të rinjtë e Barcelonës, ku ka shënuar 8 gola për 8 ndeshje.

Lojtari katalanas ka lindur në Barcelonë të Spanjës, nga një baba me origjinë kongoleze dhe nga një nënë spanjolle dhe ka luajtur me ekipet zinxhir të Barcelonës.

Drejtuesit e ekipit kanë bërë me dije se 18-vjeçari do të luajë me grupin e parë të Monacos, pasi i riu spanjoll duket shumë premtues.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com