​Monitorohen 20 Plazhe, ja pikat
me ujin më të pastër e më të keq

​Monitorohen 20 Plazhe, ja pikat<br />me ujin më të pastër e më të keq
TIRANE- Këtë stinë të verës mund të lahemi pa frikë pasi shumicave e plazheve në vend janë të pastër.

Në prag të sezonit turistik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit pranë Ministrisë së Mjedisit ka publikuar të dhënat e monitorimit paraprak të plazheve për vitin 2017. Sipas monitorimit të kryer gjatë muajit maj, plazhet shqiptare këtë vit janë të një cilësie shumë të mirë.

Kreu i AKM-së, Julian Beqiri, tha se cilësia e plazheve është shumë e mirë, por, problem përbën cilësia e rërës. Beqiri veçoi për këtë mungesën e koshave për hedhjen e mbeturinave, mungesën e informacionit për pushuesit dhe tabelat me të dhëna për ujrat që duhet t’u jepet pushuesve nga pushteti lokal.

Rreth 99 pika janë me cilësi shumë të mirë, cilësia e rërës lë për të dëshiruar 
Sipas analizave, 99 pika monitorimi rezultojnë cilësi shumë e mirë uji.

Kreu i AKM-së tha se se ndërsa kemi një cilësi shumë të mirë të ujërave larës, pastërtia e rërës lë shumë për të dëshiruar. Beqiri veçoi mungesën e koshave për për hedhjen e mbeturinave, mungesën e informacionit për pushuesit dhe tabelat me të dhëna për ujrat që mund t’u jepet pushuesve nga pushteti lokal.

Në bazë rezultateve të fazës paraprake të cilësisë së ujërave larës për vitin 2017 rezulton se:

- Cilësia e ujërave larëse është shumë e mirë në plazhet e Divjakës, Velipojës, Tales, Shëngjinit, Gjiri të Lalzit, Golemit, Qerretit, Spillesë, Orikumit, Zvërnecit, Vlorës, Dhërmiut, Himarës, Qeparoit, Borshit, Ksamilit, Sarandë, Semanit, Durrësit dhe Palasës.

- Cilësia është e mirë tek Shkolla e Marinës në Vlorë, tek Kanali i Çukës në Sarandë dhe tek Kompleksi Giardino në Durrës, ndërsa një vit më parë të tre pikat kanë rezultuar me cilësi të keqe të ujërave.

- Ndërsa cilësia e Ujërave larëse është përkeqësuar në 2 pika të plazhit të Durrësit në Plazhin Zhiron dhe Pas Kanalit tek Plepat.

Monitorimi paraprak i AKM-së për vitin 2017 është shtrirë në 102 pika nga 99 pika në vitin 2016 dhe 78 pika në vitin 2015 duke rritur në këtë mënyrë monitorimin gjatë gjithë vijës bregdetare. Për herë të parë është shtuar në listë Plazhi i Palasës me dy pika monitorimi që kanë rezultuar me cilësi shumë të mirë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar