Ditët ku temperaturat shënuan ulje marrin fund pasi i nxehti rikthehet për të lëshuar fuqitë e të cilit dobësohen në javën e tretë të muajit Korrik.
Sot termometri shënoi 37 gradë, por vlerat pritet të rriten në ditët në vijim.
Sic bën të ditur Il Meteo dhe Accuweather.com, kjo fundjavë por dhe java që do të vijë deri në përfundim të saj do të karakterizohen me temperatura të larta deri në vlerat 40 gradë Celsius.
Qytete të cilat do të përjetojnë më tepër të nxehtin, me temperatura mbi 40 gradë, do të jenë Kukësi, Shkodra, Elbasani, Kuçova dhe më të freskët do të jenë Korça, Pogradeci, Tropoja.
Por pikërisht kur të shënohet dhe kulmi i temperaturave të larta, i nxehti do të humbasë fuqitë dhe temperaturat do të rrëzojnë vlerat deri në 30 e 29 gradë Celsius.
Kjo pritet të ndodhë në javën e tretë të Korrikut që do të mbyllet me temperatura mesatare 30 e 33 gradë Celsius.
Këto vlera temperaturash të javës së tretë e të katërt të korrikut do të jenë dhe për muajin Gusht.
Ekspertët këshillojnë që në këto temperatura të larta kujdes të vecantë duhet të kenë moshat e treta, të miturit dhe të sëmurët kronikë. Ata duhet të evitojnë daljet shëtitje apo ekspozimin në diell në orët e mesditës ndërsa mjekët këshillojnë konsumimin e frutave, perimeve dhe lëngjeve me shumicë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com