ELBASAN-Një 14 vjeçare me inicialet L. M sëbashku me nënën e saj me inicialet P. M është aksidentuar nga një motor.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Nëntori" në afërsi të shkollës "Ahmet Dakli" ne Elbasan.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, drejtuesi i motorit, një 24 vjeçar me inicialet A. B ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara minorenen duke e përplasur në asfalt.
Në foto janë momentet pak sekonda pas aksidentit ku kalimtarë të rastësishëm u japin ndihmën e nevojshme të aksidentuarve.
Nënë e bijë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proçeduriale.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com