Ministria e Brendshme ka shprehur keqardhje për deklaratat e PD lidhur me ish zyrtari të shpallur në kërkim. Reagimi ka ardhur m pas akuzave nga ana e PD-së për lidhje të pushtetit me krimin lidhur me trafikun e narkotikëve e kryesisht me ish-shefin e Antidrogës së Fierit, Dritan Zgani.
“Shprehim jo pa keqardhje faktin, që Partia kryesore e opozitës të shndërrohet në një zëdhënëse të një ish-zyrtari të shpallur në kërkim, i cili po gjykohet për dekonspirim të aksioneve të Policisë së Shtetit gjatë kohës që ishte në detyrë. Ky nivel mund të jetë i denjë për lexuesin e saj, por nuk mund të jetë qëndrimi i opozitës, që zgjedh të bëhet palë me një person në kërkim, të arrestuar për dekonsipirim të aksioneve të policisë, dhe refuzon të mbështesë, qoftë edhe me heshtje, punën e madhe të Policisë dhe partnerëve në luftën e përditshme kundër krimit, paligjshmërisë dhe informalitetit”, thuhet në reagim.
Ja deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia shqiptare në 2 vitet e fundit kanë arritur rezultate të pamenduara në luftën kundër narkotikëve, duke çrrënjosur njëherë e mirë konceptin e zonave të paprekshme, që për vite me rradhë ishin kthyer në “parajsa” të lulëzimit të hashashit me bekimin e pushtetit të kaluar.
Nëse i konsideron vetëm disa rrënjë, mbi 630 mijë bimët e kanabisit të asgjësuara vetëm këtë vit nga Policia, në operacione nga Tropoja e Dukagjini e deri në Tepelenë e Korçë, ky është një problem të cilin nuk ia zgjidhim dot opozitës.
E vetmja trashëgimi e Qeverisë së kaluar, ishin hartat me fotografitë e ofruara nga Policia italiane për mijëra parcela droge anë e mbarë vendit, për të cilat nuk ishte lëvizur as gishti për t’i shkatërruar.
Sukseset e sotme të Policisë në luftën kundër drogës dhe krimit, tregojnë jo vetëm vullnetin e Qeverisë për të shënuar rezultate që qeveria e kaluar as i imagjinonte, por njëkohësisht tregon sa edhe sa të korruptuar, përtacë dhe protektorë të krimit kanë qënë ata që e drejtonin deri dje Qeverinë, MB dhe Policinë e Shtetit.
Shprehim jo pa keqardhje faktin, që Partia kryesore e opozitës të shndërrohet në një zëdhënëse të një ish-zyrtari të shpallur në kërkim, i cili po gjykohet për dekonspirim të aksioneve të Policisë së Shtetit gjatë kohës që ishte në detyrë.
Ky nivel mund të jetë i denjë për lexuesin e saj, por nuk mund të jetë qëndrimi i opozitës, që zgjedh të bëhet palë me një person në kërkim, të arrestuar për dekonsipirim të aksioneve të policisë, dhe refuzon të mbështesë, qoftë edhe me heshtje, punën e madhe të Policisë dhe partnerëve në luftën e përditshme kundër krimit, paligjshmërisë dhe informalitetit.
Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com