Shkencëtarët kanë zbuluar në Afrikën e Jugut një specie të re njerëzore. Eshtrat janë gjetur në një dhomë të thellë, e cila i ngjason varrit në një shpellë në Afrikën e Jugut.
Zbulimi i 15 skeleteve të pjesshme është zbulimi më i madh i vetëm i llojit të tij në Afrikë.
Hulumtuesit pohojnë se zbulimi do të ndryshojë ide për paraardhësit tanë të njeriut. Studimet të cilat janë botuar në revistën “Elife” gjithashtu tregojnë se këta individë ishin në gjendje të sjelljes rituale.
Specia e cila është zbuluar, është emëruar “Naledi” dhe është klasifikuar në grupimin ‘Homo’, gjini të cilës njerëzit moderne i takojnë.
Hulumtuesi që e bëri zbulimin nuk ka thënë me saktësi se në ca kohe kanë jetuar këto krijesa, por shkencëtari i cili udhëhoqi ekipin Prof.
Lee Berger tha për BBC “besoj se këto eshtra mund të jenë të parat në llojin tonë (gjininë Homo) dhe mund të kenë jetuar në Afrikë rreth 3 milion vjet më parë”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com