​NASA bën ulje historike në Pluton
Misioni ka hapur që tani debat

​NASA bën ulje historike në Pluton<br />Misioni ka hapur që tani debat
Një anije kozmike ka mbërritur për herë të parë në planetin Pluton. Ky është misioni i parë në botën e akull dhe pesë hënat e tij.

NASA ka publikuar një foto nga Plutoni, por fotot e reja të “New Horizons” pritet që të publikohen të mërkurën pasdite.

Misioni ka hapur që tani debat pasi nga të dhënat rezulton se diametri i planetit është 2 370 km.

Kjo do të thotë se Plutoni është më i madh se sa përllogaritjet e para dhe se është objekti më i madh i sistemit tonë diellor pas orbitës së Neptunit.

plutoniKy mision e bën SHBA-në vendin e parë që dërgon anije kozmike në çdo planet nga Merkuri tek Plutoni.

Anija kozmike ka udhëtuar 3 miliardë milje për të arritur tek Plutoni. Misioni realizohet 50 vjet pasi “Mariner 4”, përmbylli misionin e parë në Mars.

Anija kozmike është lëshuar më 19 janar 2006, para se të niste debati i madh mbi statusin e Plutonit, që u quajt një planet xhuxh. Misioni ka kushtuar 728 milionë dollarë.

new“New Horizons” ka shtatë instrumente në bord që do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se Plutoni dhe hënat e tij përputhen me planetët e tjerë të sistemit tonë diellor.

Planetët më të afërt me diellin tonë – Merkuri, Venusi, Toka dhe Marsi janë shkëmborë. Jupiteri, Saturn, Urani dhe Neptuni janë gjigantë gazi. Por Plutoni është ndryshe, edhe pse mendohej se ishte një gjigant gazi, sipërfaqja e tij është prej akulli.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)