​Ndahet nga jeta Robert Borova
ish-volejbollist i Partizanit

​Ndahet nga jeta Robert Borova<br />ish-volejbollist i Partizanit
Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta ish-volejbollisti i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, Robert Borova.
 
Borova ka qenë anëtar i Partizanit të madh të viteve 1973-74, i cili, pasi arriti t’i rrëmbente titullimn Dinamos, duke u shpallur kampion për herë të parë pas 13 vjetësh, shpërtheu edhe në Evropë, duke dalë në katërshen finale të Kupës së Kampioneve, ekipi i dytë shqiptar pas bluve që e bënte diçka të tillë.
 
Borova, i cili luajti nga vitet ’60 deri në vitet ’80 me Partizanin, ka qenë bashkëlojtar me Fagun, Rusin, Domin, Tomorrin, Lulushin, Duravakun e të tjerë. Me të kuqtë ka fituar disa tituj e Kupa, ndërkohë që më pas u bë trajner i Partizanit, për të vazhduar edhe me Teutën dhe Erzenin.
d.i./Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin