Reperi Prodigy i grupit “Mobb Deep” nderron jetë në moshën 42-vjeçare.

MC i njohur është gjetur pa ndjenja në Las Vegas ndërsa shkaktari i vdekjes mbetet i paqartë.

Zëdhënësi i grupit ka publikuar një deklaratë për media duke e konfirmuar vdekjen.

Ai ka bërë të ditur se Prodigy ishte shtruar ne spital para disa ditësh në Vegas, pasi kishte komplikime nga anemia.

Reperi e ka pasur këtë sëmundje që nga fëmijëria, ndërsa akoma nuk është caktuar shkaku i saktë i vdekjes.

Grupi “Mobb Deep” përbëhej nga dyshja Prodigy dhe Havoc, të cilët kanë qenë shumë të suksesshëm në vitet e nëntëdhjetë.