Një grup protestuesish janë mbledhur para kryeministrisë, ku po qëndrojnë nën çadra pasi kanë nisur reshjet e shiut.

Ndryshe nga dje që pati disa sulme me gurë dhe molotovë drejt policisë, deri më tani nuk ka asnjë incident. Herë pas here përsërisin thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e qeverisë. Protesta përfundoi rreth orës 19:00.

Më herët, protestuesit ndodheshin te Ministria e Arsimit e më pas marshuan drejt godinës së qeverisë.