​Ndoka: Pasuria ime nga puna
e ndershme, mos u shqetësoni

​Ndoka: Pasuria ime nga puna<br />e ndershme, mos u shqetësoni
Ish-deputeti i Qarkut të Lezhës, Arben Ndoka ka reaguar pas publikimit të lajmit për kallëzim penal nga ILDKP-ja. Ndoka në një status në Facebook shkruan se, është njohur për kallëzimin përmes medies. Ai sqaron se ka bërë deklarimin e pasurisë konform ligjit dhe thekson se pasuria e tij është vënë me punë të ndershme.
 
Reagimi i Ndokës:

 
Jam njohur për kallëzimin e ILDKP-së përmes medias. Sqaroj se në zbatim të legjislacionit në fuqi, kam bërë deklarimet e pasurisë çdo vit nga marrja e detyrës sipas formularit të kërkuar. 
Nuk kam qenë në dijeni të kërkesës së informacionit shtesë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Unë kam lënë numrin e telefonit tek ILDKP-ja kur kam bërë deklarimin, nëpërmjet të cilit, institucioni në frymën e bashkëpunimit mund të më kishte kontaktuar, para se të nxitonte me kallëzim penal.
Sidoqoftë, nga marrja e dijenisë për këtë kërkesë, do të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar. 
E gjithë pasuria e ime dhe e familjes sime vjen si produkt i një pune të ndershme, dhe përpjekjeje ndër vite të familjes sime, përmes nje biznesi privat transparent dhe te suksesshem. Prandaj jam qetesisht ne dispozicion te prokurorise per hetimin e kesaj ceshtjeje dhe siguroj cdo dashamires se ne kete siklet te radhes per mua, nuk ka asnje arsye te shqetesohen.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Biden: Rizgjedhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e 'dështimit' të Rusisë

Biden: Rizgjedhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e 'dështimit' të Rusisë