​Ndoka për Report TV: Rama në
konflikt me të huajt, do ketë kosto

​Ndoka për Report TV: Rama në<br />konflikt me të huajt, do ketë kosto
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, foli sot në studion e Report Tv për zhvillimet e fundit politike.

Duke u ndaluar te dreka e sotme mes kryedemokratit Lulzim Basha me ambasadorin e SHBA, Ndoka tha se është normale të ketë shkëmbime me përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po hap konflikt me të huajt. 

Më tej, Ndoka paralajmëroi Ramën të ndryshojë, pasi në të kundërt sipas tij, do të ketë një kosto personale mbi të dhe do të pengohet nga faktori ndërkombëtar. 

Intervista e plotë:

Do paraqisni alternativën tuaj demokristian, si pjesë e grupit parlamentar të PD?
Në Kuvendin e Shqipërisë do paraqes, në fund të fundit, fjala do jetë si opozitar, përfaqësojmë një votë që meriton vlerësim dhe respekt. Ata qytetarë që kanë votuar opozitën meritojnë një respekt të jashtëzakonshëm. Çdo njeri që ka votuar opozitën, ka qenë i përballur nga presionet e grupeve kriminale. Të gjitha llojet e mekanizmave i kemi parë në këtë fushatë. 

Sot, kreu i PD është takuar sot me ambasadorin Donald Lu. Çfarë mund të jetë diskutuar në këtë drekë pune?
Ka një lloj incidenti mes SHBA dhe Kuvendit të Shqipërisë, drejtuesit të saj. Ambasadori amerikan nuk mori pjesë në seancën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, bëri disa gjeste deklarative gjatë seancës, kur Ruçi fliste, ai hiqte kufjet. 

Ky është një moment që e lidhni me mospajtimin me z.Ruçi si kryetar Kuvendi?
Ka një problem, sipas gjasave ja kanë kërkuar zyrtarisht edhe ...

Si e shihni këtë takim?
Ka një shqetësim të dukshëm nga ambasadori Lu për situatën e krijuar në Kuvend, për marrëdhëniet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama. Rama ka një lloj ftohje apo një lloj tangërlliku me ndërkombëtarët në mandatin e dytë, duke filluar edhe me integrimin, me agjendën.

Ndoshta i jep më shumë rëndësi ambasadori amerikan kryetarit të PD në këto momente?
Se mos na keni vendosur një kamera të fshehtë. Janë biseda informale, është normale që të ketë shkëmbime me përfaqësuesit ndërkombëtarë. SHBA kanë një rol të veçantë në orientimin tonë euroatlantik. Basha ka pasur një lloj hendeku me faktorin ndërkombëtar dhe prej qëndrimeve të tij të forta. 

Mbaj mend një deklaratë tuajën ...
Nuk kam ndryshuar qëndrim, ne jemi ballafaquar të gjithë së bashku me këtë realitet. Rama e ka shkelmuar agjendën me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë të dukshme, duke shkrirë Ministrinë e Integrimit, dhe duke i vendosur Ministrisë së Jashtme një parashtesë pa sens, pa asnjë lloj kuptimi. Ka informacione që edhe SHBA i ka kërkuar për disa anëtarë të kabinetit qeveritar, që të mos i emërojë. Për këto që janë, por edhe për ata që mbetën jashtë, siç ishin Saimir Tahiri me Ilir Beqajn, simboli i korrupsionit. Ishin ministra që kishin abuzuar me detyrën, me bekimin e Ramës. Janë edhe dy-tre emra të tjerë, që janë në kabinet, për të cilët SHBA ka pasur vërejtje të drejtpërdrejta për ta. Po ashtu, ato kanë pasur vërejtje edhe për kreytarin e Parlamentit, Gramoz Ruçin, një politikan që ka pasur probleme me SHBA. Kësaj agjende Rama i ka rënë disi për shkurt. Vihet re një mendjemadhësi e tij, ka tepsinë, ka timonin. E ka këtë me qytetarët, me popullin e vet, me opozitën, por për fatin e keq edhe me faktorin ndërkombëtar. Agjenda e tij, nëse nuk ndryshon, do të pengohet nga faktori ndërkombëtar dhe do të ketë një kosto personale për të. Ai po hap një konflikt akoma pa filluar punën me faktorin ndërkombëtar. Këtë po e bën nga injoranca e tij diplomatike. 

Si e shihni debatin Ruçi-Berisha në Kuvend?
Ruçi si duket ka marrë një rol dhe mision që të drejtojë Kuvendin me dorë të hekurt, duke treguar se ka tashmë një pikësynim të tillë. E filloi me z Berisha. Ruçi ka gabuar dhe gabon nëse do jetë i orientuar ta drejtojë Kuvendin me metoda të tilla, duke i ndërprerë fjalën Berishës. Ruçi nuk duhet të shkojë deri në atë masë, por siç duket është i ngarkuar emosionalisht.

Kush janë tradhtarët e PD?
Debat i fryrë më tepër, se sa një problem.

Berisha tha se ka dalë kokulur nga Parlamenti?
Ishte një gabim taktik i PD, ndoshta ishte dhe një lapsus. Ishte lapsus ose i komisionit, dhe ky ishte gabim i PD, se duhet të kishte përfaqësuesin e saj, por është edhe pjesa tjetër, se ishte votimi i parë, kishte trysni. Por, nëse janë dy deputetë të shitur të PD, agjenda është e gjatë, mund të flasim prapë. E them me bindje se të paktën është aluduar për kryetarët e partive aleate. Vota është e fshehtë dhe ky është element i demokracisë. Është e turpshme ta deklarosh votën, kur ajo është e fshehtë, por unë  deklaroj votën time. Kam votuar kundër zgjedhjes së Ruçit kryetar Kuvendi. E votova kundër edhe për faktin se pati një lloj reagimi nga e djathta, një protestë para Kuvendit. Megjithatë, mendoj se Ruci është një politikan model, ka njohje. Unë besoj se asnjërit prej tyre nuk ia ka kërkuar votën. Ai nuk kishte nevojë për vota të tilla.

Pse u fol në PD?
Janë deputet që sapo janë futur në politikë, ka mjaft hapa për të treguar qëndrimet e tyre. Jemi zhgënjyer nga personazhe që nuk e kemi pritur asnjëherë. Të shohim se si do të jetë e ardhmja. Unë nuk nuk kam informacione për deputetët e rinj të futur në Kuvend. Nëse Rama i ka përdorur, do t’i lindë nevoja për t’i përdorur edhe në të ardhmen.

Do të largoheni nga grupi parlamentar i PD?
Ka një tendencë të sponsorizuar nga mediat, rrjetet sociale, çdo problem që ka opozita, mbushet gjithë opinioni me lajme të trilluara. Ne aleatët përfaqësojmë partitë tona, ne u penalizuam drejtpërdrejtë nga marrëveshja që Basha bëri me Ramën. Unë kam qenë deputet i pavarur. Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i grupit parlamentar të PD, para katër vitesh, si drejtues i PDK, nuk kam qenë pjesë e grupit të PD. Ka një përpjekje që ne të kemi një grup të përzier, që të kemi një zë në Parlament, që opozita të jetë akoma më e konsoliduar, është një zgjedhje taktike, megjithëse Basha nuk është shumë i orientuar në jetën parlamentare. Shihet një lloj hendeku në këtë realitet, shpresojmë që edhe vetë Basha të marrë përgjegjësi si lideri i opozitës, si kryetar i PD, me menaxhimin e situatave që u krijuan pas zgjedhjeve. Besoj se është momenti për t’u ngritur, duke bërë një agjendë të përbashkët me çdo faktor opozitar, brenda dhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit