Deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili po punon për fushatën zgjedhore në Lezhë ku edhe mendohet të kandidojë, ka reaguar ndaj akuzave të Berishës, i cili pretendon se mësuesit po përdoren për fushatë. Berisha pretendonte se mësuesit po përdoren nga drejtuesi i fushatës së PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, për të shpërndarë fletëpalosje.
Në reagimin e tij, Ndreu i kundërpërgjigjet ish-kryeministrit me disa foto ku mësueset në orarin e mësimit janë në çadrën e protestës së PD.
Reagimi i plotë i Ndreut:
“Shoku Sali që shkruan për mësueset e Lezhës. Ata kanë të drejtën e tyre të aderojnë në parti e të marrin pjesë në aktivitetet e tyre pas mësimit. Ndërsa te PS vijnë jashtë orarit të mësimit, në çadrën tënde vijnë në orar të mësimit. Keqardhje për trullosjen totale mendore që të ka zaptu....Të fala ke nga mësueset Rina Gjoni, shkolla Gjergj Kastrioti dhe Feti Kulli mësuese tek gjimnazi Hydajet Lezha...!”, shkruan Ndreu në profilin e tij në Facebook.

(Fotoja e publikuar nga deputeti socialist)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com