​Nesër “Europa League” luhet në
kryeqytet, Tirana pret Maccabin

​Nesër “Europa League” luhet në<br />kryeqytet, Tirana pret Maccabin
Tirana do të pres ditën e nesërme në stadiumin “Selman Stërmasi” skuadrën e Maccabi Tel Aviv, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e “Europa League”.

Ndeshja do të fillojë në orën 17:00, ndërkohë për mbarëvajtjen e saj, policia ka publikuar edhe një sërë masash.

Për çdo sportdashës i cili planifikon për ta ndjekur ndeshjen në stadium  duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi. Fëmijët nënë moshën 16-vjeçare nuk do të lejohen të hynë në stadium nëse nuk do të jenë të shoqëruar nga prindërit.

Gjithashtu për ndeshjen e cila do të startoj në orën 17:00, do të bllokohen edhe disa akse rrugore, prej orës 15:00-22:00.

Akset rrugore që do të bllokohen
– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Policia e Tiranës ka paralajmëruar masa ligjore cenojnë mbarëvajtjen e ndeshje si dhe ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të cilët janë përdorues të segmenteve të cilët do të bllokohen, duke ju kërkuar që të shmangin lëvizjet me automjete gjatë orarit në të cilin do të qëndrojnë të mbyllura akset rrugore.
 
(D.T/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën