​Newscastle blen serbin Mitroviç,
mediet: Ngjan si vrasës shqipta

​Newscastle blen serbin Mitroviç,<br />mediet: Ngjan si vrasës shqipta
Pas disa ditësh raportesh spekulative, më në fund Newcastle ka lajmëruar zyrtarisht se ka përfunduar marrëveshjen për firmosjen me sulmuesin serb, Aleksnadër Mitroviç.
20-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare duke u transferuar në Premier Ligë nga Anderlehti, për një çmim afërsisht 12 milionë paund.

Sulmuesi serb ka shënuar 44 gola në 90 paraqitje gjatë sezonit në Belgjikë, ndërsa vitet e para të karrierës i ka kaluar tek Partizani i Beogradit. Mitroviç gjithashtu ka 13 paraqitje me kombëtaren, ku ka arritur të realizojë dhe një gol.

Mediet britanike nuk e kanë mirëpritur transferimin e serbit duke e kritikuar për “mënyrën vulgare” të festimit të golave. Kur trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi u pyet për ta përshkruar sulmuesin serb ai u përgjigj: Duket i çuditshëm. Kurse vetë mediet britanike e kanë cilësuar pamjen e tij si të një vrasësi mafioz shqiptar.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil