Laguna e Nartës ka ngrirë për herë të parë pas 32 vjetësh. Temperaturat e ulëta në Vlorë kanë sjellë ngrica e probleme me qarkullimin, por edhe fenomenin e rrallë që nuk shihej prej më tepër se tri dekadash.
 
E gjithë sipërfaqja e lagunës ka ngrirë, edhe pse uji është i kripur. Reshjet e shumta para uljes së temperaturave dhe mos-hyrje e ujit të detit kanë bërë të mundur ngrirjen në ditët e fundit.
 
laguna e nartes

laguna e nartes

Ndërkohë, poshtë shtresës së akullit, edhe peshqit kanë ngrirë, siç bëjnë të ditur banorët e zonës. Ata kanë çarë akullin dhe kanë mbledhur peshqit, por ai ka qenë i prishur e i papërdorshëm.
d.i./Shqiptarja.com