​Nipat e ish deputetit Ndoka
dhunojnë ish-deputetin e PS

​Nipat e ish deputetit Ndoka<br />dhunojnë ish-deputetin e PS
LEZHE-Dy te rinj kanë dhunuar ish-deputetin e PS-së, aktualisht nënkryetar i Qarkut të Lezhës, Agustin Markun. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, teksa Marku ka dalë nga një kafene në lagjen ‘Skenderbeg’ në Lezhë.

Ngjarja konfirmohet edhe nga Policia e Lezhës, por Marku nuk ka bërë kallëzim për këtë.

Mësohet se dy të rinjtë që dhunuan Markun janë identifikuar si Klajdi dhe Samuel Aleksandër Ndoka, 20 dhe 18 vjeç, dhe janë nipat e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës”.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston