Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ky njoftim u dha nga Presidenti Thaçi ditën e sotme nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook.

“I gëzohem mundësisë që edhe njëherë të gjitha partitë politike, kandidatët për kryetarë komunash si dhe për Asambletë Komunale do të kenë rastin të dëshmojnë përkushtimin e shoqërisë sonë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike”, ka shkruar Thaçi.

thaci fb
    (Postimi i Presidentit Thaç në facebook)

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 22 tetor.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com