Lojtarët shqiptarë gjithmonë dhe më shumë po tregojnë se dinë të luajnë futboll në nivel profesionistësh.

Një tjetër shqiptar do të luajë në Seria A, ai është 18 vjeçari, Andrea Isufaj tashmë është lojtar i Chievos.

Isufaj këtë sezon luajti si i huazuar nga Arezzo tek të rinjtë e Chievos, duke zhvilluar një paraqitje të mrekullueshme.

Pas këtij sezoni si i huazuar, tashmë Isufaj është zyrtarisht lojtar i Chievos dhe pse nuk ka mbushur ende 18 vjeç, perspektiva e këtij lojtari duket premtuese.

Sulmuesi shqiptarj luajti 23 ndeshje me të rintë e Chievos dhe shënoi 12 gola dhe kjo paraqitje ka bindur klubin e qytetit të Veronës që të blejnë kartonin e tij.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com