​Oferta nga Kina, Lewandowski
refuzon mbi 40 milionë euro

​Oferta nga Kina, Lewandowski<br />refuzon mbi 40 milionë euro
Robert Lewandowski ka refuzuar ofertën mbi 40 milionë euro në vit, ardhur në adresë të tij nga një klub kinez. Lajmi është konfirmuar nga njëri prej agjentëve të sulmuesit, Cezary Kucharski, në një intervistë me “Sportowe Fakty”.
 
Kucharski tha se ishin zhvilluar bisedime me klubin kinez, por lojtari e hodhi poshtë propozimin.
 
“Më kontaktoi një agjent që merret me transferimet e lojtarëve në Kinë. Nuk ma tha emrin e klubit, por nëse Lewi do të kishte pranuar, paga e tij do të kishte qenë shumë më e lartë se 40 milionë euro në sezon, pra më e lartë se ajo e Carlos Tevez. Është e kuptueshme, jo vetëm që është më i ri, por Lewandowski është edhe lojtar më i mirë se Tevez”, thotë Kucharski.
 
Lewandowski sapo ka rinovuar me Bayern Munih deri në vitin 2021, megjithatë Kucharski thotë se në të ardhmen nuk i dihet.
 
“Për momentin nuk është në shitje, por kurrë mos thuaj kurrë. Jeta gjithmonë ofron alternativa të ndryshme”, shtoi agjenti.
 
Në të kaluarën, Kucharski ka dhënë shpesh deklarata kontradiktore me agjentin tjetër të lojtarit, sidomos në lidhje me një transferim të mundshëm te Real Madrid, duke folur për negociata e më pas duke thënë se nuk ka pasur kurrë gjëra konkrete, ndaj edhe kjo ofertë e ardhur nga Kina për polakun mund të merret me rezerva.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar